Gjenerali Gëzim Hazrolli u dha mirënjohje këshilltarëve të NALT-it

Në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes, sot drejtori i Drejtorisë për Operacione, gjeneral major Gëzim Hazrolli, priti në takim lamtumirës këshilltarët e NALT-it (Ekipi Këshillues Ndërlidhës i NATO-s në FSK), nënkolonelin Paul Groteluschen (SHBA), këshilltar i lartë për Strategji dhe Plane dhe kolonelin Bars Baglan (Turqi), këshilltar i lartë për Operacione, të cilët kanë shërbyer në Kosovë, që nga viti i kaluar, në cilësinë e këshilltarëve të lartë për FSK-në.

Gjeneral Hazrolli, në emër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, i ka falënderuar këshilltarët: Groteluschen dhe Baglan, për kontributin profesional gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.

Njëherësh, gjeneral Hazrolli, po ashtu në emër të gjeneral Ramës, iu dha mirënjohje nënkolonelit Paul Groteluschen dhe kolonelit Bars Baglan për shërbim të lartë dhe kontribut të veçantë gjatë punës tyre njëvjeçare në Kosovë.

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31