Dhurimi vullnetar i gjakut - aktiviteti i parë humanitar i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së

Aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut me moton ,,Dhuro gjak, shpëto jetë’’ për nevoja të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës(QKTGJK), është aktiviteti i parë humanitar pas zyrtarizimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë. Pas Ministrisë së Mbrojtjes aktiviteti po zhvillohet edhe në Kazermën e Forcave Tokësore(KFT)  ,,Adem Jashari në Prishtinë.

Me këtë rast, drejtori i Departamentit të Mjekësisë në Ministrinë e Mbrojtjes, kolonel dr. Xhevdet Tahiraj, duke parë nga afër mbarëvajtjen e aktivitetit, përgëzoi ushtarakët dhe shërbyesit civilë të FSK-së për gatishmërinë dhe motivimin e tyre për të dhuruar gjak, në të mirë të shëndetit të pacientëve të institucioneve shëndetësore të vendit tonë.

Vetëm gjatë ditës së djeshme në Ministrinë e Mbrojtjes, aksionit i janë përgjigjur mbi 50 dhurues vullnetarë,  ndërsa sot mbi 70 dhurues nga KFT-ja dhe njësive pranshtabore të saj.

Aksioni humanitar për dhurimin e gjakut në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë të Kosovës do të vazhdojë deri më 4 shkurt 2019.

Ky është aksioni i parë humanitar për dhurimin e gjakut për këtë vit, dhe sipas planifikimit aksioni i dytë pritet të zhvillohet në muajt korrik dhe gusht. Theksojmë se ushtarakët e FSK-së, përveç në aksione çdo herë kanë shprehur  gatishmërinë që t’iu përgjigjen kërkesave edhe në periudha të tjera të vitit. 
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31