Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha priti ish-presidentin Fatmir Sejdiu

Ministri i Mbrojtjes z. Rrustem Berisha priti sot në takim ish-presidentin e Republikës së Kosovës z. Fatmir Sejdiu. Në takim ishin të pranishëm edhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe shefi i kabinetit të Ministrit z. Jashar Ramadani.

Ministri Berisha së pari e falënderoi ish- presidentin Sejdiu për vizitën dhe për kontributin e tij në rrugëtimin e shtetit të Kosovës, e në veçanti të FSK-së, dhe më pas e njoftoi me zhvillimet e përgjithshme në MM dhe FSK, si tranzicionin e FSK-së në ushtri dhe zyrtarizmin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndërsa, ish presidenti Sejdiu, pasi e falënderoi ministrin Berisha për pritjen, ai njëherësh uroi ministrin dhe komandantin e FSK-së, gjeneral Ramën, për zyrtarizimin e ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, duke ju dëshiruar zhvillim të shpejtë në ngritjen e kapaciteteve ushtarake,  siç u shpreh ai, si element kryesor i konstituimit të shtetësisë së Kosovës.

Ish- presidenti Sejdiu vazhdoi vizitën e tij edhe në kazermën „Adem Jashari“ të Forcës së Sigurisë të Kosovës. 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31