Zyrtarizohen emërimi i Ministrit të Mbrojtjes dhe Komandantit të FSK-së

Pas votimit të tri projektligjeve për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, nënshkrimit nga Presidenti Hashim Thaçi, si dhe pas publikimit në Gazetën Zyrtare, dje më 21 janar 2019, solemnisht u bë zyrtarizmi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe procesi i tranzicionit të FSK-së në ushtri të Kosovës, si dhe emërimi i Ministrit të Mbrojtjes dhe Komandantit të FSK-së.

Kryeministri i Kosovës me vendimin e nxjerrë më datë 17 janar 2019, ka emëruar Ministër të Mbrojtjes, z. Rrustem Berisha. Vendim ka hy në fuqi më 20 janar 2019.

Po ashtu edhe Presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaçi, ka emëruar zyrtarisht Komandant të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama me mandat 5 vjeçar.

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama u betua para Presidentit të Republikës, z. Hashim Thaçi,  se do të vazhdojë t’i shërbejë atdheut dhe mbrojtjes së qytetarëve tanë. 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31