FSK-ja shënon Ditën e Forcës me aktivitete të shumta

Ju ftojmë të përcillni manifestimin për „Ditën e Forcës“

Forca e Sigurisë së Kosovës, nesër, më datë 27 nëntor 2018, duke filluar nga ora 10:00 e deri në orën 13:00, organizon „Ditën e Hapur“ për nder të „Ditës së Forcës“, në të gjitha kazermat e saj.

Manifestimi qendror do të mbahet në kazermën „Adem Jashari“ në Prishtinë, në orën  10:00.

Ministri Rrustem Berisha dhe komandanti - gjenerallejtënant Rrahman Rama do të prononcohen për media në orën 10:40.  

Në Ditën e Forcës, FSK-ja mirëpret qytetarët në të gjitha kazermat e saj, si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin, ku vizitorët do të kenë mundësi të shohin pajisje, demonstrime dhe aktivitete të shumta që dëshmojnë për kapacitetet e FSK-së.

Paraprakisht ju faleminderit për bashkëpunimin!
 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30