Certifikohen pjesëtarët e FSK-së në trajnimin për komunikim

Në kazermën „Adem Jashari“ në Prishtinë u mbajt sot ceremonia e certifikimit të pjesëtarëve të FSK-së, të cilët përfunduan trajnimin për përdorimin e „Radio pajisjeve taktike - HARRIS”, donacion nga Fondi i NATO-s.

Në ceremoni ishin të pranishëm zevendës komandanti i Komandës së Forcave Tokësore gjeneral brigade Xhevahir Geci, përfaqësues të  NALT-i, KFOR –it, Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Policisë së Kosovës, oficerë dhe nënoficerë të FSK-së.

Gjenerali Xhevahir  Geci, me këtë rast, falënderoi donatorët për këto pajisje dhe njëherësh shprehu mirënjohje  për instruktorët të cilët mundësuan realizimin e këtij trajnimi. „Këto pajisje kanë rendësi mjaft të madhe për institucionin tonë, pasi që na mundësojnë të kemi një komunikim të mirëfilltë në terrene të ndryshme, dhe jam i sigurt që ky komunikim do na e lehtësoj në të ardhmen  punën gjatë ushtrimeve të ndryshme fushore”.

Ai, gjithashtu i përgëzoi pjesëtarët të cilët përfunduan këtë trajnim dhe kërkoi nga ta, që  njohuritë që i kanë fituar gjatë këtyre ditëve t’i bartin edhe te pjesëtarët tjerë të FSK-së, në mënyrë që  edhe ata të  përgatitën për përdorimin  e tyre.

Ndërsa, komandanti i Kompanisë së Komunikimit, kapiteni Fatmir Kajtazi, tha se”kjo pajisje është mjaft e rëndësishme si për qendrat e komunikimit mobil në terren po ashtu edhe për pika strategjike.

Në fund, për të pranishmit u demonstrua  ndërveprimi i pajisjeve komerciale dhe atyre ushtarake.

Ky trajnim u mundësua nga instruktorët e Kompanisë HARRIS, ku  morën pjesë 15 pjesëtarë nga fusha e komunikimit dhe u realizua nga 19deri më 23 nëntor 2018. 

Kalendari

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30