Në Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë diplomojnë oficerët e Kursit të Lartë të Oficerit
Në Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në ceremoni të veçantë, pas një vit angazhimi, diplomuan me sukses të lartë, oficerët e FARSH-it dhe FSK-së, në Kursin e Lartë të Oficerit.
Me këtë rast, në ceremoninë përkatëse përveç autoriteteve të larta ushtarake e politike të Republikës së Shqipërisë, mori pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Tiranë, z. Skender Durmishi.
Nga radhët e oficerëve të FSK-së, këtë vit, kursin përkatës, krahas vëllezërve e motrave ushtarake të Shqipërisë, e ndoqën edhe oficerët e FSK-së, Nënkolonel Enver Hoti, Nënkolonel Nevzad Asllani, Nënkolonel Adem Shyti dhe Nënkolonel Ramiz Bytyqi.
Të gjithë oficerët dëshmuan nivel të lartë angazhimi ku në mesin e tyre u dallua Nënkolonel Nevzad Asllani, i cili së bashku me një koleg nga FA e Shqipërisë, u zgjodh “Kursant i dalluar”.
Ky sukses është në vazhdën e bashkëpunimit të ngushtë në mes ministrive dhe forcave të Shqipërisë dhe Kosovës.
This site uses cookies to offer you a better browsing experience. By browsing this website, you agree to our use of cookies.